Mali i Tomorrit në Berat është mbuluar nga dëbora.

Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale nga kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo shihet se si Tomori është zbardhur i tëri, duke dhuruar pamje spektakolare për të gjithë ata që adhurojnë turizmin malor dhe ata që kërkojnë të shijojnë dëborën dhe bukuritë e Shqipërisë.

Mali i Tomorit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar. Aty nuk mungojnë ngjitjet sportive në shpatet me borë apo aventurierë të raftingut në kanionet e Osumit. Gjithashtu në këtë vend ndodhet edhe Tyrbja e Abaz Aliut, e cila është një destinacion turistik por edhe për besimtarët që kryejnë pelegrinazh.