Mbledhja e sotshme e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, shënoi takimin përmbyllës për këtë vit, duke u fokusuar në përgatitjet për seancën plenare të së enjtes, e cila ka një agjendë të ngarkuar dhe të rëndësishme.

Gjatë diskutimeve, u theksua pozicioni i Grupit Parlamentar të PS-së në lidhje me draft-ligjet që pritet të shqyrtohen.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua projektligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili është plotësisht i përafruar me acquis communautaire të Bashkimit Europian.

Ky draft synon të përmirësojë ndjeshëm trajtimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale, duke garantuar përputhshmërinë me standardet më të avancuara ndërkombëtare dhe duke forcuar privatësinë e qytetarëve shqiptarë.