Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët sot, u shpreh se mbetet prioritet rrugëtimi i vendit drejt BE, duke nënvizuar se objektiv është mbyllja e negociatave brenda vitit 2027.

Ministri u pyet në lidhje dhe me negociatat me Greqinë për çështjen e pensioneve dhe të marrëveshjes së detit.

“Kemi pasur një mirëkuptimin dhe angazhim shumë të mirë e serioz me republikën e Greqisë në rastin konkret. Është e rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duke u futur në të gjithë detajet e nevojshme por dhe duke u kujdesur që detajet të mos prishin të tërën”

Ky vit ka shënuar 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO një hap i rëndësishëm për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, ndërsa në 2027 vendi ynë mikpret samitin e aleancës.

“Kemi nisur bashkëpunimin konkret me stafin ndërkombëtar të NATO-s për organizimin e samitit të Aleancës në 2027. Shqipëria do të jetë vendi I parë që do të presë një ngjarje kaq të rëndësishme nga rajoni i Ballkanit Perëndimor”

Sa i takon shqiptarëve të rajonit, ministri nënvizoi forcimin e kësaj marrëdhënieve.

“Synimi ynë për vitin 2025 është krijimi i një mekanizmi që synon të krijojë jo vetëm një hartë të qartë të nevojave që shqiptarët në rajon kanë por dhe mekanizmin e duhur për të marrë përgjigjen e duhur.

Politika e jashtme

-Ne vijojmë të mbështesim Ukrainën dhe dënojmë agresionin rus

-Kemi mbjajtur qëndrim të qartë pro Izraelit dhe kemi dënuar sulmet terroriste të Hamasit dhe kemi theksuar fuqimisht nevojën për një zgjidhje paqësore dhe humanitare për palestinezët në Gaza, tha ministri Hasani.