Në një intervistë mëngjesin e sotëm për “Wake Up”, Heidi Baci zbuloi ndjesitë pak ditë para nisjes së “Big Brother Fan Club”, ku ajo do të jetë në rolin e moderatores.
Heidi u shpreh se si rrallëherë ka emocione pasi ka një ndjenjë të madhe përgjegjësie për këtë projekt që i është besuar.
“Kam emocione, gjë që ndodh rrallë. Ndiej njëfarë përgjegjësie. Është diçka e re për mua dhe do jap maksimumin. Do ta shijoj!”
Më tej, Heidi foli për largimin e saj pasi la përgjysmë rrugëtimin në “Goca dhe gra” dhe si ky propozim e riktheu në Shqipëri.
“Ishte një surprizë e bukur sepse unë ika, braktisa gjithçka. Fillova të mendoj plane të tjera. Dhe mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur sepse kisha nevojë të qetësoheshsa. Dhe ishte diçka e bukur sepse e kam përzemër këtë emision dhe nuk kisha si të thoja jo”, -tha ajo.
Ndërsa fliste për banorët e këtij edicioni, Heidi tha:
“Lojtarët janë shumë të qetë dhe më pëlqen ky miksi, disa janë të fokusuar te loja dhe disa duan ta shijojnë. Vjet ka qenë e theksuar kjo pjesa e fokusit tek loja. Janë shumë të freskët tani, është ende herët. Kam parë Rozanën që impenjohet. Gerta më pëlqen, sepse është duke analizuar, është e rëndësishme në fillim. Besoj se ato do bëhen kundërshtare.”
Sa u përket opinionistëve të “Big Brother Fan Club”, Heidi preferoi të mos zbulonte shumë.
“Janë dy opinionistë. Kaq do them. Janë dy zëra kritikë që do japin piper dhe janë mirë në pozicionin e opinionistëve. Janë më ngacmues se Neda dhe Arbri.”