DASHI
Është një javë në të cilën do të keni mundësi të dilni nga një gjendje pendimi, trishtimi ose pesimizmi. Këtë javë shumë ngjarje mund të luajnë një rol pozitiv në gjendjen tuaj emocionale dhe ambicien tuaj. Horoskopi nuk ju ndryshon jetën me shkop magjik, vetëm njeriu mund të përmirësojë ose të përkeqësojë fatin e tij nëpërmjet vendimeve që merr ose që s`merr. Megjithatë, është mirë të dihet se kjo javë do të favorizojë zhvillimin e çështjeve të rëndësishme për ju dhe arritjen e rezultateve që do të jenë një bazë e mirë për të ardhmen tuaj.
Roli i gruas do të jetë vendimtar në arritjen e suksesit kur merr vendime të rëndësishme në shtëpi ose në punë. Gjatë javës duhet të jepni një dorë për të ndihmuar një njeri ose për t’i dhënë një njeriu këshilla të sinqerta për një situatë të komplikuar. Mos jini të butë, por të sinqertë, nëse dëshironi të ndihmoni.
DEMI
Kjo është një javë e zgjidhjes së çështjeve të ngatërruara dhe situatave familjare. Mbi të gjitha, ato do të shoqërohen me ndonjë sekret. Në disa raste, këto situata komplekse do të lidhen me shkeljen e kurorës martesore, mungesën e intimitetit ose komunikimit midis partnerëve. Gjë e mirë është se çfarëdo qoftë kjo gjë, do të keni një zgjidhje. Do të ketë dritë drejt të cilës do të duhet ta gjesh rrugën me intuitë.
Gjatë javës, çështjet e parave do të shkaktojnë tensione dhe mosmarrëveshje në shtëpinë tuaj, pasi të gjithë do të kenë nevojat e tyre financiare. Mundohuni të flisni me qetësi dhe të gjeni një mundësi kompromisi për të kënaqur nevojat e çdo anëtari të familjes. Më e komplikuar mund të jetë jeta e dashurisë së atyre prej jush që nuk janë të martuar. Ndarja midis dy partnerëve do të jetë një barrë e madhe emocionale për ju. Beqarët le të shijojnë beqarinë. Mos u brengosni për shkak të lajmeve të këqija në lidhje me njerëzit e tjerë, sepse ato do të lidhen me ngjarje dinamike dhe kthesa të papritura.
BINJAKËT
Këtë javë do të keni shumë gjëra në të cilat duhet të mbështeteni. Njohjet e reja do t`ju ndihmojnë të arrini disa synime. Gjatë kësaj jave çështjet financiare do të jenë përparësia juaj, për shkak të shpenzimeve më të larta. Do të doni të bëni blerje të rëndësishme për shtëpinë tuaj ose për ju personalisht. Do të keni mundësi dhe ide për të gjetur burime të reja të të ardhurave, por shmangni huamarrjen ose fitimet përmes mashtrimit. Gjatë javës, do të befasoheni nga njerëz që mendonit se ju kanë harruar, ose që nuk keni pasur interes për ta për një kohë të gjatë.
Përfshirja e tyre sërish në jetën tuaj nuk është aksidentale. Takimet e shtyra gjatë javës do të jenë në favorin tuaj dhe nuk do të humbni asgjë. Gjatë javës, mund të dëgjoni ankesat e miqve dhe të afërmve për fatkeqësitë e tyre gjatë ditëve të fundit. Këtë javë do të keni një shumëllojshmëri të përvojave që lidhen me udhëtimet e gjata. Do të takoni njerëz që kanë misionin e tyre në jetën tuaj. Jini të hapur ndaj njohurive, informacionit dhe këshillave që do t’ju japin. Ky është momenti kur “Mësuesi” do të shfaqet në jetën tuaj.
GAFORRJA
Këtë javë do të keni rastin të ktheheni në përvojat e kaluara me një grua që mund të jetë e afërmja apo mikja juaj. Do të keni një shumëllojshmëri angazhimesh të parapërcaktuara me një grua. Këtë javë do të punoni me kujdes me klientët ose njerëzit jashtë ekipit. Nëse merrni një ofertë për një punë apo biznes të ri, mos u nxitoni të ngazëlleheni për aspektet e kësaj oferte, pasi realiteti është ndoshta mjaft i ndryshëm.
Këtë javë do të kënaqeni me lajmet lidhur me shtatzëninë ose lindjen e një fëmije. Megjithatë mund të hasni dhe disa telashe. Shfaqja e telasheve ose i situatave të ndërlikuara mund të dalë jashtë kontrollit dhe të ballafaqoheni me të afërmit e tjerë. Nuk do të jeni në pozitën tuaj më të mirë për të fituar “këtë betejë”, prandaj mendojini mirë fjalët, vendimet dhe lëvizjet tuaja në këtë situatë.
LUANI
Është një javë në të cilën do të kërkoni një zgjidhje për problemet e shtëpisë ose pronës. Në shumicën e rasteve do të mbështeteni në ndihmën e njerëzve të tjerë (sidomos një burri), por zgjedhja juaj mund të jetë e gabuar. Shmangni blerjen e sendeve nga njerëzit e tjerë ose marrjen me qira për përdorim të përkohshëm. Kjo javë do t’ju vërë në kontakt me një shumëllojshmëri njerëzish që do të ndajnë me ju përvoja interesante nga jeta e tyre.
Zhvillimi i mirë gjatë javës do të vijë në aferën tuaj të dashurisë me një partner që jeton në një qytet tjetër. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse partneri juaj është Bricjapi, Demi ose Virgjëresha. Kjo javë do të jetë e mirë për një udhëtim familjar. Këtë javë do të keni mundësi të arrini një zhvillim të favorshëm për zgjidhjen e një problemi monetar. Kjo është veçanërisht e vërtetë për dokumentet financiare dhe kontratat.
VIRGJËRESHA
Këtë javë do të angazhoheni në probleme ose ngjarje që do të ndikojnë një njeri në familjen tuaj (pavarësisht nga mosha e tij). Këto ngjarje do të lidhen me disa ndryshime për mirë. Këtë javë, një konflikt me një grua do t’ju bëjë të qani ose do t’ju ngarkojë me ndjenja negative. Është koha për të mësuar të injoroni njerëz të tillë, duke i shmangur në një mënyrë ose në tjetrën kontaktet me ta.
Gjatë këtyre shtatë ditëve mund të keni shpenzime që lidhen me shëndetin tuaj ose shëndetin e të afërmit tuaj. Mund të keni një shqetësim të përkohshëm në lidhje me një dokument financiar ose paratë që prisni të merrni. Java do të jetë e rëndësishme për marrëdhëniet tuaja familjare. Kjo do të jetë një javë e mirë për biseda të rëndësishme rreth të ardhurave tuaja familjare dhe shpenzimeve, investimeve, dhe më tepër. Burrat do të kenë më shumë dëshirë për intimitet dhe dashuri.
PESHORJA
Para jush është një javë e mirë për përvojat e dashurisë, njohjet e reja dhe takimet. Përdoreni këtë kohë për të zhvilluar një marrëdhënie romantike të krijuar tashmë. Jeni gati për të takuar njerëz të rinj, por jo të gjithë do të kenë një përshtypje të mirë për ju.
Ka mundësi t`ju vijnë mysafirë në shtëpinë tuaj dhe mund të keni nevojë të dëgjoni ankesat e dikujt që do të jenë të bezdisshme dhe të lodhshme për ju. Këtë javë ju sjell një ndarje që do ta përjetoni emocionalisht. Një ngjarje e tillë do t’ju bëjë të meditoni për të vërtetat e njohura të jetës. Ka mundësi që të ketë ëndrra të lidhura me njerëzit e vdekur. Java do të jetë e favorshme për të shqyrtuar ndryshimet e ardhshme. Gjatë këtyre shtatë ditëve, mund të merrni vendime të rëndësishme.
AKREPI
Zhvillimi i disa ngjarjeve që janë të favorshme për ju do t’ju ndihmojë të dilni nga një gjendje trishtimi ose pasigurie. Do të merrni lajme apo sugjerime që do të jenë të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Natyrisht, kjo nuk ka të bëjë me zhvillimin e shpejtë të ngjarjeve, por për shfaqjen e mundësive. Me aktivitetin dhe ambicjen tuaj do të jeni në gjendje t’i realizoni ato në muajt e ardhshëm. Kjo është një javë në të cilën do të duhet të jeni gati të pranoni ndonjë informacion të ri ose sugjerim. Java do të jetë e favorshme për veprimet që lidhen me një çështje ligjore ose gjyqësore.
Gjatë këtyre shtatë ditëve do të kuptoni diçka që ishte e rëndësishme për ju në të kaluarën. Tani që rrethanat kanë ndryshuar, ju do të kuptoni se ishte e pakuptimtë ose e pashpresë, dhe keni humbur aq shumë energji për asgjë. Mundësitë e reja që do të shfaqen këtë javë do të jenë shumë më të mira dhe më të suksesshme për ju (sidomos në një nivel personal). Gjatë javës do të keni sukses në punën tuaj. Shmangni blerjen e sendeve të shtrenjta ose blerjen apo shitjen e një prone pasi që ekziston rreziku i një gabimi të pakëndshëm. Në përgjithësi, kjo mund të jetë një javë shumë produktive në plan profesional dhe biznesi.
SHIGJETARI
Këtë javë do të jeni më përgjegjës në përmbushjen e detyrave tuaja profesionale ose në realizimin e përmirësimeve dhe riparimeve në shtëpi. Mos i kushtoni vëmendje kolegëve apo klientëve në konflikt. Shmangni konfrontimet e drejtpërdrejta me mbikëqyrësit. Mundohuni me mençuri dhe në mënyrë diplomatike të zgjidhni çdo situatë stresuese në punë ose në shtëpi dhe kontrolloni emocionet tuaja. Jini të hapur ndaj këshillave ose sugjerimeve që do të merrni nga dikush nga rrethi juaj i miqve.
Kjo javë mund të sjellë një situatë të papritur e të papërshtatshme financiare. Mund të përjetoni zhgënjim që do të ndikojë në çështjet tuaja monetare. Një ngjarje në jetën e një të afërmi do të krijojë shqetësime ose ankth. Këtë javë, mund t’ju duhet të jeni të pranishëm në një ditëlindje, ose lindje. Gratë do të kenë mundësi më të mëdha për të realizuar planet e tyre personale ose profesionale. Burrat do të fokusohen në gjetjen e fondeve për të blerë një pasuri të rëndësishme për ta.
BRICJAPI
Nëse keni lindur nën shenjën e Bricjapit, këtë javë do të përjetoni ngjarje që lidhen me marrëdhënien intime. Mund të keni edhe ëndrra të pashpjegueshme në lidhje me përvojat e kaluara. Çfarëdo që keni humbur, vështirë se mund ta rimerrni. Këtë javë do të përjetoni ngjarje të rëndësishme në vendin tuaj të punës ose në biznesin tuaj. Ato do të kenë lidhje me një propozim ose me informacione të dobishme për ju. Padyshim që do të ketë situata të reja në jetën tuaj profesionale.
Kjo do të jetë një javë e mirë për angazhimet e pronës, ndërtimit ose riparimit, përmirësimet në shtëpi dhe më shumë. Është e mundur të shijoni një sasi të vogël shtesë parash. Mundohuni të mbështeteni kryesisht te vetja. Mos u mbështetni te të tjerët, dhe sidomos në premtimet e tyre. Javë do sjellë sëmundje të lehta shëndetësore. Gratë do të kenë një javë të favorshme për të zhvilluar punët e tyre financiare. Burrat do të shkaktojnë probleme në jetën e tyre me veprime të nxituara.
UJORI
Jini të përgatitur këtë javë për përvojat e papritura në jetën tuaj të dashurisë. Do të jeni të habitur nga disa ngjarje apo biseda. Mos bëni supozime apo interpretime të asaj që do të dëgjoni ose shihni. Kjo javë do të jetë një kohë e mirë për t`u marrë me çështjet e parave. Përdorni javën për zgjidhjen e borxheve, rregullimin e dokumenteve financiare ose bankare dhe më tepër.
Gjatë javës një ngjarje në jetën e një personi në familjen tuaj do t`ju anulojë një ide apo plan. Disa nga veprimet tuaja të rëndësishme këtë javë do të provokohen nga takimet dhe bisedat që keni pasur gjatë javës së kaluar. Kushtojini vëmendje ëndrrave. Ndoshta këto ëndrra do t’ju japin informata për një situatë të afërt, komplekse ose problem në shtëpinë tuaj.
PESHQIT
Këtë javë prisni zhvillimin e marrëdhënies tuaj emocionale. Kjo do të jetë një kohë e mirë për të planifikuar veprime në këtë fushë të jetës suaj. Përdornii këto shtatë ditë për të marrë vendime të rëndësishme ose për të bërë ndryshime.
Kjo do të jetë një javë e pafavorshme për shitjen e pronës. Definitivisht këtë javë, rrethanat dhe njerëzit tani do të jenë në anën tuaj. Do të jeni në gjendje të gjeni zgjidhje për problemet familjare. Më shumë gjasa, kjo do të ndodhë natyrshëm, jo përmes presionit nga ju.