Instituti i Gjeoshkencave, përmes një njoftimi sot në rrjetet sociale, bëri publik parashikimin e motit për sot dhe nesër.
Sipas të dhënave zyrtare, pritet që sot pasdite dhe nesër, reshjet e dëborës të përfshijnë zonat Verilindore, Lindore dhe Juglindore të territorit. Reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.
Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta në disa qarqe. Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 500 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Nesër, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: Në bregdet: 9/13 °C; në vendet e ulëta: 6/11 °C dhe në vendet malore: 0/3 °C
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në veri të vendit, ndërsa në pjesën tjetër të territorit pritet të jetë e lehtë, deri mesatare.