Kryeministri Edi Rama është shprehur se integrimi i vendit në Bashkimin Europian do të ndodhë shumë shpejt.

Në konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech” për përfshirjen e teknologjisë dixhitale në qeverisje, Rama tha se aktualisht po merren me procesin e integrimit në BE në fazën e negociatave falë edhe një instrumenti të ri të papërdorur nga asnjë shtet më parë.

”Faktikisht pse kemi vendosur një bazë të tillë jemi në kushtet kur po hedhim hapat e parë të një faze të re të rezolucionit teknologjik. Në shumë aspekte rruga tradicionale do të ishte shumë herë më e vështirë dhe më e gjatë për të arritur objektivat për të cilat, pastaj ne ballafaqohemi me ëndrrën tonë të madhe të Bashkimit Europian, kjo rrugë na jep shumë më tepër optimizëm dhe arsye objektive se ku anëtarësim do të ndodhë shumë shpejt.

Sepse ne do të jemi gati. Sot aktualisht po bëjmë procesin e integrimit në BE në fazën e negociatave falë edhe një instrumenti të ri të papërdorur nga asnjë shtet më parë, që është një model i ndërtuar prej nesh enkas i inteligjencës artificiale. Na jep mundësin të realizojmë shumë më shpejt procesin e transferimit të trupit legjislativ të BE, të realizojmë përkthimin në kohë rekord dhe të kemi analiza të teksteve”, shprehet Rama.