Mes saj e Gerd Vasos ka qenë një vit që u ka ndryshuar jetën duke shënuar fundin e një historie të gjatë, thuajse të pabesueshme që mori një kthesë të papritur. Rrëfimin e vështirë Enada e ndau në “Zë me Mirën”, për një dashuri 27-vjeçare që ka mbajtur veç emrin e tij, por e lumtur që ka mundur ta përjetojë. Ndjenjat nuk janë zbehur, vazhdojnë t’i shkaktojnë përjetime të forta e ditë pas dite, i jep forcë vetes.

E në gjithë këtë vit që ka ndryshuar gjithçka, diçka ka mbetur konstante. Enada Hoxha jeton ende me mamanë e ish-partnerit.

-Mos më thuaj që jeton ende me vjehrrën?

Enada Hoxha: Po.

-Do të vazhdosh të jetosh?

Enada Hoxha: Është një grua e jashtëzakonshme.

-Si quhet ajo?

Enada Hoxha: Aishe. Më ka dashur shumë, më do pafund, ma shpreh çdo ditë dhe ajo nuk e mendon dot veten të ndarë nga unë dhe nga djali, Roani.

-Po ti?

Enada Hoxha: Unë mendoj që ajo e meriton që unë t’i qëndroj në krah sa të ketë jetë.

Në këtë periudhë të vështirë, ato janë kthyer në mbështetjen e njëra-tjetrës.

Sot më shumë se kurrë jemi duke i dhënë forcë njëra-tjetrës, për të nuk është e lehtë. E merr malli për të gjitha momentet e bukura që kemi kaluar së bashku dhe mendoj që nuk e meriton që unë ta lë vetëm pikërisht në një moment të tillë. Ajo ka fëmijët e saj, ka plot njerëz, por ajo e shikon… nuk qëndron dot pa prezencën time, ma shpreh gati çdo ditë dhe unë mendoj që ajo e meriton që unë të qëndroj me të për aq kohë sa ajo vërtet ka nevojë për mua.