Burimet bëjnë me dije se Këlliçi, i cili kandidoi dhe për kryetar bashkie të Tiranës në zgjedhjet vendore të 14 majit 2022, po hetohet edhe për mosdeklarim të pasurisë së bashkëjetueses, Ana Shkreli, vajza e Artan Shkrelit.
Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës u thirr sot nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në kuadër të hetimit për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit si kandidat për deputet dhe kandidat për kryetar bashkie të Tiranës./Shqiptarja