Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka shprehur pakënaqësinë për mënyrën sesi po drejtohet kohët e fundit parlamenti, duke anashkaluar çdo procedurë për të kaluar sipas saj ligjet me porosi, apo ato për investitorët strategjikë.
Tabaku shton se është gati të vlerësoj dhe Gramoz Ruçin për mënyrën sesi ai e drejtonte procesin e ligjbëries.
“Procesi i ligjbëries ka degraduar dhe unë ndjej keqardhje si një deputete që kam pak eksperiencë në parlament dhe më vjen të vlerësoj Gramoz Rucin për autoritetin që vendoste në parlament.
Mund të kishte shumë probleme parlamenti, më parë mund të mos binim dakord, por për procesin ligjbërës kishim rënë dakord që mos e shkelnim me këmbë. Tani po shkelet. Ligjet e porositura vijnë kështu, ai i zonave strategjike”, tha Tabaku për A2.