Juve-City, në letër është një sfidë mes dy ekipet që po kalojnë një periudhë të vështirë, të dy ekipet kërkojnë fitoren për t’i dhënë sezonit të tyre një tjetër kthesë, pasi janë në krizë totale si të kampionat ashtu edhe në Champions. Juve vjen në këtë përballje pas një barazimi 2-2 ndaj Bologna-s në Serie A, me të njëjtin rezultat e mbylli javën edhe Man.City, doli me një pikë nga transferta përballë Crystal Palace.
“Zonja e Vjetër” mbetet e mbërthyer nga dëmtimet e shumta, “listës së zezë” me shumë mundësi pritet t’i shtohet edhe Andrea Cambiaso, lojtari më në formë që Motta ka pasur këtë periudhë. Anësori bardhezi doli i dëmtuar nga takimi kundër Bologna-s, dëmtimi në kavilje pritet t’i kushtojë takimin kundër Man.City.
Në këtë moment të vështirë, lajmi i vetëm pozitiv është rikthimi i Douglas Luiz. Mesfushori brazilian u stërvit rregullisht me pjesën tjetër të ekipit të dielën, do të jetë në dispozicion të Thiago Motta-s për takimin kundër “qytetarëve”, por mbetet për t’u parë nëse do ta nis nga minuta e parë. Luiz nuk ka qenë në dispozicion të ekipit që nga fundi i tetorit si pasojë e një problemi muskulor.