Reperi Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit si “Big Basta” ka rrëfyer arsyet që e kanë shtyrë të largohet nga Shqipëria.
I ftuar në “S’e Luan Topi”, Big Basta tha se kishte arritur në pikën që nuk krijonte dot më as art. Ai tregoi gjithashtu se të njëjtat vështirësi kishte pasur dhe partnerja e tij, Vesa.
“Isha shumë i zhgënjyer. Kalova një periudhë jo të lehtë, sidomos duke parë artistë që nuk e meritonin të ishin aty ku ishin. Por, kush jam unë t’i gjykoj nga ana tjetër. Pata disa bërryla të pakëndshëm.
Vesa ka qenë afër meje çdo sekondë, sepse pata një thyerje mendore shumë të madhe. Nuk arrija dot të krijoja atë që unë doja. Shpesh krijoja çfarë donin njerëzit, kjo është vrastare për artin.
Mendoja se po të rrija në Shqipëri, me shqiptarët do të bëhesha më keq, mendoja. Doja të rrija sa më larg, prandaj zgjodha Zelandën e Re. Edhe Vesa nuk e pati shumë të lehtë rënien time. Unë e gjeta një zgjidhje që të rikrijoja veten time.
Fakti që u ktheva, do të thotë që jam më i fortë se atëherë. Bashkë me Vesën kemi krijuar një mburojë, që nuk besoj se ka djaj që do të mund ta depërtojnë,”- u shpreh këngëtari.