Zhvillimet në Siri aktualisht duken të favorshme për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili tashmë ka formuluar strategjinë e tij dhe ka dhënë “bekimet” e tij për përmbysjen e Bashar Al-Assad.

Në të njëjtën kohë, ai deklaron se i konsideron vetëm dy njerëz si liderë botërorë: veten dhe Vladimir Putin.

Gjatë një diskutimi që pati me studentët, një i ri iu referua librit të Angela Merkelit, duke i kujtuar presidentit turk raportet për marrëdhëniet diplomatike të vendit me Gjermaninë. Studenti e pyeti Erdoganin se çfarë i detyrohet suksesit të tij në marrëdhëniet diplomatike, ku ai u përgjigj: “Është e rëndësishme që mekanizmi i dialogut të vazhdojë. Ne e quajmë këtë “sulme” të diplomacisë. Kanë mbetur vetëm dy nga liderët botërorë. Unë dhe Putini. Kam mbushur 22 vite në presidencë. Putini po afrohet. Të gjithë të tjerët janë neutralizuar ose janë zhdukur”.