Këngëtarja shqiptare, Loredana, i ka dhënë fund beqarisë dhe ka celebruar dashurinë e saj me futbollistin gjerman, Karim Adeyemi.
Lajmin për celebrimin e tyre e ka dhënë vetë Loredana përmes një postimi në rrjetet sociale ku ajo dhe Karim tregojnë unazat në gisht.
“02.10.2024, Përgjithmonë”, – shkruan këngëtarja krahas fotos.
Kujtojmë se një vit më parë Loredana ka konfirmuar lidhjen me Adejemin, i cili është 6 vite më i vogël.
Që nga dita që bën publike romancën e tyre, çifti nuk është ndalur së postuari së bashku momente nga dita e tyre, ku nuk mungojnë dhe çastet nga ndeshjet e tij të futbollistit.