Sytë e Juventusit janë kthyer nga “Harry Kane i ri”. Giuntoli ka identifikuar tashmë pasardhësin e Vlahovic.

Muaji janar do të jetë gjithashtu vendimtar sepse skuadra ka nevojë për përforcime për pjesën e dytë të kampionatit.

Në Angli bëjnë të ditur se trashëgimtari i Vlahovicit mund të jetë Liam Delap i Ipswich. Mirror raportoi lajmin dhe informoi për interesin e Juventusit për lojtarin e datëlindjes 2003.

Më tej, u raportua prania e vëzhguesve të Juventusit, të cilët fundjavën e kaluar u panë në Portman Road për të parë nga afër anglezin 21-vjeçar, i rritur në sektorin e të rinjve të Manchester Cityt.

Një fillim emocionues i sezonit për yllin e ri të Premier League, i cili tashmë ka shënuar gjashtë gola në 13 ndeshje në kampionatin anglez.

I blerë verën e kaluar nga Ipswich, për 20 milionë sterlina, tashmë vlera e tij është rritur.

Nuk do të jetë e lehtë për Juventusin të blejë Delapin, duke qenë se edhe klube të tjera si Chelsea, Arsenal dhe Manchester United po ndjekin nga afër paraqitjet e yllit të ri të futbollit anglez.

Por bardhezinjtë po përpiqen dhe tashmë kanë pasur mundësinë të ndjekin nga afër sulmuesin që ka gjithçka për të bërë mirë edhe në Serie A.