Drafti mbi të cilin do të punohet për një prej komponentëve siç është “Konsolidimi i reformës në Drejtësi” njoftohet se është gati nga Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion. Kryetari, Fatmir Xhafaj tha se dokumenti do të konsultohet edhe me ekspertë shqiptarë e të huaj dhe më institucione ndërkombëtare. Ai shtoi se janë 41 masa në udhërrëfyesin e shtetit të së drejtës dhe 59 masa që përcaktojnë rolin e kuvendin në udhërrëfyesin e funksionimit të instutcioneve demorkatike.
Pjesë nga fjala e Xhafajt:
Kemi përcaktuar se një draft koncept do të konsultohet me grupin e ekspertëve të institucioneve dhe me misionet ndërkombëtare që mbështesin sistemin e drejtësisë. Drafti procesin për analizën e komponentit 3, Shtylla III “Konsolidimi i reformës në drejtësi”, Shtylla e tretë është përmbyllur dhe konsultuar edhe me ekspertizën ndërkombëtare.
Ruan të njëjtën linjë me progress raportet e miratuara në progress raportet e BE-së dhe po e sjellim këtu per miratim. Kryerja e këtij procesi është e domosdoshme për të relfektuar rekomandimet në progress raportet për Shqipërinë.
Janë 41 masa në udhërrëfyesin e shtetit të së drejtës dhe 59 masa që përcaktojnë rolin e kuvendin në udhërrëfyesin e funksionimit të instutcioneve demorkatike. E dyta kuvendi e ka të domosdoshme, që të kryejë kontrollin post-legjilativ. E treta, vete institucionte e drejtësisë kanë paraqitur nga 2022 e deri më tani kanë paraqitur propozime për ndryshime ligjore, janë rreth 140 amendamete të propozuara, përfshirë edhe ndryshime kushtetuese.