Ministria e Ekonomise ne Kosove po perpiqet te justifikoj mungesat e gjata te energjise elektrike ne vend. Sipas kesaj ministrie shkak eshte mbingarkesa, ndersa njofton se po vijon puna ne vend per riparimin e defekteve teknike.
Gjithesesi njoftimi ne faqen zyrtare te ministries pergjegjese dhe ne rrjetet e tyre sociale nuk sqaron se kur do te marre fund kjo situate me te cilen qytetaret e Kosoves po perballen ne prag festash dhe ne Kohen kur temp kane shenuar ulje te ndjeshme.
Sipas kesaj ministrie e vetmja zgjidhje afatshkurter eshte ulja e konsumit te energjise.
Situata me energjine elektrike eshte orej 48 oresh nje nga problemet kryesore te qytetareve ne Kosove. Disa prej komunave kryesore ne vend jane perballur me nderprerje te energjise deri ne 8 ore. Nuk kane munguar as akuzat nga opozita. Sipas tyre kjo situate vjen si pasoje e keqmenaxhimit te qeverise.
“Reduktimet që kanë filluar në shumë qytete e fshatra janë shumë të ashpra. Gjendja bëhet edhe më e vështirë nëse marrim parasysh edhe të ftohtin që po mbretëron tek ne. Këto reduktime dhe kjo mungesë e energjisë elektrike janë pasojë e paaftësisë dhe dështimit të kësaj qeverie që të ofroj zgjidhje për furnizim të rregullt me energji elektrike. LDK e dinë që sa kohë që nga fillimi ka bërë thirrje për marrjen e masave të nevojshme për t’u përballur me krizën energjetike të cilën e kemi paralajmëruar prej kohesh.” Nderkohe që nje pjese vuan per energji, qytetaret ne veri te Kosovës nuk e paguajne ate.
Ata ankohen se matësit e energjise elektrike duhen zevendesuar me te reja dhe se nuk u besojne pasqyrës së shpenzimeve për shkak të matësve te vjeter. Viti 2024 është viti I parë kur qytetarët e katër komunave me shumicë serbe kanë filluar të pranojnë fatura për energjinë e konsumuar. Megjithatë, niveli i pagesës mbetet i ulët.