Kroatët votojnë sot për të zgjidhur presidentin e ri, teksa presidenti aktual Zoran Millanoviç, kryeson sipas sondazheve.

Rivali i tij kryesor në zgjedhjet presidenciale, ku garojnë tetë persona për këtë post ceremonial, është Dragan Primorac, i cili mbështetet nga partia konservatore HDZ, që aktualisht qeverisë me Kroacinë.

Zgjedhjet po mbahen në kohën kur shteti, që është anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, po përballet me inflacion të lartë, korrupsion dhe mungesë të fuqisë punëtore.

Sipas një sondazhi të publikuar të premten, Millanoviç ka mbështetjen e 37 për qind të elektoratit, ndërkaq Primorac ka mbështetjen e 20 për qind të votuesve.

Megjithatë, asnjë nga kandidatët nuk pritet të fitojë më shumë se 50 për qind të votave dhe presidenti i ri pritet të zgjidhet në rundin e balotazhit, që do të mbahet pas dy javësh.