Duket se një sfidë e re, e rrezikshme, po qarkullon në platformën TikTok, për të cilën të rinjtë shqiptarë duhet të bëjnë kujdes.
Paralajmërimi vjen nga Kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive, Armela Krasniqi, e cila ka nxjerrë një njoftim në rrjetet e saj sociale për prindërit dhe adoleshentët. Sfida, prej së cilës, në Rumani kanë përfunduar në spital dhjetra adoleshentë, me fraktura të rënda, quhet, “Sfida e Supermenit” dhe konsiston në hedhjen me njërën dorë përpara, njësoj si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur, ose jo, nga miqtë.
Më poshtë paralajmërimi i bërë nga kryetarja e AMA-s:
‼️KUJDES‼️
📣PRINDËR e ADOLESHENTË
‼️Dhjetëra adoleshentë në Rumani kanë pësuar fraktura dhe trauma të rënda pas një tendence në TikTok të quajtur, “Sfida e Supermenit”. Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur, ose jo, nga miqtë.
📌Nga “loja” e rrezikshme brenda një dite, kanë përfunduar në spital me trauma të rënda, mbi 20 adoleshentë.
📣‼️PRINDËR bëni kujdes! Shpjegojuni fëmijëve tuaj rrezikun që fshihet pas tendencave të tilla online!
📣‼️FËMIJË dhe ADOLESHENTË ❌️ mos bini pre e sfidave të tilla. Përveçse rrezikoni shëndetin dhe, shpesh jetën, NUK ka asgjë argëtuese në to.
Burimi: insider.com Romania