Në pikën kufitare të Qafë Thanës, ka fluks lëvizjeve nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri edhe anasjelltas.

Fluksi ka shkaktuar pritje të gjata që arrijnë deri në 40 minuta për mjetet që kalojnë në këtë pikë kufitare, ndërsa autoritetet doganore kanë rritur kapacitetin duke vendosur katër sportele për të përshpejtuar kalimin e automjeteve.

Ky fluks i lartë i automjeteve është i lidhur me periudhën e pushimeve.

Ndërkohë, autoritetet doganore janë duke monitoruar situatën për të reduktuar pritjet e gjata dhe për të menaxhuar fluksin e udhëtarëve.