nga Klevis Bakillari

Sagën e çjerrjeve të demokratëve do ta kemi deri në 11 Maj 2025. Deri atëherë, me vlimin e kazanit të inatit me populizmin,do mbetet ajka euroatlantike; me të cilën demokratët do lyejnë kafshatat e fundit!
Opozita e vjetër do të çirret e bërtasi sa ka fuqi rrugëve. Si ai i vetmuari i humbur që bërtet prej frikës së vetë.

Taktika e zgjedhur për të kërkuar një qeveri teknike, më shumë qesharake është politikisht nul. PD sot më shumë se kurrë, jo vetëm që nuk i imponohet partisë në pushtet por ia ka bllokuar gjithë rrugët demokratike që mund ta tundnin atë nga froni.
PD , e përmbysur në misionin e rotacionit,në afrimin e rinisë, intelektualëve të rinj, artistëve, profesionistëve, po shpërfill dhe është shpërfillur edhe nga gjithë fraksionet e reja opozitare. Sepse morali politik i rënë përtokë i PD, i bën pis.

PD s’është promotore e hapjes dhe rigjenerimit të elitës rreth vetes , por bllokoi gjithë hapësirat e zhvillimit të kriticizmit konstruktiv opozitar kundrejt qeverisë.
PD me foltoren , mbylli gojën dhe dëboi thuajse gjysmën e përbërjes politike.
PD është në rrjetën e drejtësisë dhe s’ka më moral të ndezë një fije shprese tek njerëzit e ndershëm.
PD s’ka më karburant të ndezë Shqipërinë sepse s’ka më rininë.
PD s’e ka më qytetarinë se zgjedhjet e 2021 e kthyen në parti rurale dhe pse programet agrobujqësore s’i degjohen prej vitesh.
PD nuk i ka më ndërkombëtarët prej 2011,të cilët e shihnin ate si parti që nxit frymën demokratike dhe të ndryshimit të elitave.
PD çka është gjunjëzuese, nuk ka më bastionet. Kjo është arsyeja se gjithnjë e më shumë, protestat rrudhen në pjesëmarrje. PD ka humbur Lezhën, Tropojën, Laçin, Malësinë e Madhe me 58%, Shkodrën ” e madhe”me 61%, Kamzën me 60%, Vorën me mbi 65%,Vaun e Dejës me 56%, është zvogëluar në Pukë, në Krujë,në Korçë etj. Sigurisht pa ndihmën e Spiropalit, PD do t’i kishte të pamundura këto arritje. Kur Doktori i pa arritshëm në përçarje, i tha znj.Spiropali se kolegët e saj e donin në hell, e bëri se i dhembin këto Bastione që znj. Spiropali ia ka bër kurban kudo ku ka udhëhequr betejat epike elektorale. Rënia e Bastioneve bashkë me mjegullën psikike të antikomunizmit, rrëzuan PD në ikje pakthim!