“Kurrë më në emigracion” ishte titulli i radhës i episodit të Podkastit “Flasim”, ku të ftuar të kryeministrit Edi Rama ishin Etleva dhe Aldo, nënë e bir që treguan arsyet e vendimit të tyre për t’u kthyer nga emigracioni dhe për të investuar në Shqipëri.

Edi Rama: Në çfarë klase ishe ti kur u kthyet?

Etleva: Esmeraldi ka qenë 17 vjeç kur u kthyem, investuam dhe hapëm në Berat, po në fshat.

Edi Rama: Cili është fshati?

Etleva: Kutalli.

Edi Rama: Aaa Kutallia. Po kam qenë atje.

Etleva: E hapëm atje…

Edi Rama: Kutallia ka goxha njerëz…

Etleva: Ishin kthyer të gjithë dhe kunata thoshte që kthehuni se ja vlen.

Kryeministri Rama nënvizoi se falë investimeve Berati është transformuar vitet e fundit.

Edi Rama: Kur nuk ishim në qeveri më dukej një gjë e pabesueshme që ne të kishim thesare si Berati ose Gjirokastra dhe ishin ashtu si ishte. Në Berat nuk shkoje dot se nuk kishte rrugë.

Lehtësitë që ka krijuar qeveria me reduktimin e taksave për biznesin e vogël, sipas Ramës e bën me të favorshëm investimin në Shqipëri.

Edi Rama: Kudo Shqipëria ka oportunitet për të bërë biznes me investime jo të mëdha. Si në rastin e agroturizmeve. Ato kanë kantinat ë tyre, por edhe pa kantina bëhet.

Qeveria vijon tu bëjë thirrje emigrantëve të rikthehen dhe të investojnë në Shqipëri pasi do të kenë mbështetje dhe lehtësira fiskale për t’i dhënë zhvillim zonave me potencial turistik.