Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se qeveria shqiptare do të mbyllë platformën TikTok për një vit, shkruan La Republica”.

Masa u mor si pjesë e një programi të ri kombëtar të sigurisë për fëmijët në shkolla. Muajin e kaluar një 14-vjeçar u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pas një debati që filloi në rrjetet sociale.

Qeveria shqiptare do të bllokojë aksesin në TikTok në të gjithë territorin, të paktën për një vit, duke filluar nga javët e para të 2025.

Lëvizja e shpallur sot nga kryeministri Edi Rama kundër platformës së rrjeteve sociale, e cila, sipas kryeministrit, “po merr peng fëmijët tanë”, është pjesë e një sërë masash që synojnë forcimin e sigurisë së fëmijëve në shkolla.

Një temë që u rikthye në qendër të vëmendjes pasi muajin e kaluar në Tiranë një 14-vjeçar u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, pak hapa larg institutit, pas një debati të nisur në rrjetet sociale.

Tragjedia që tronditi opinionin publik e detyroi qeverinë të nisë një raund konsultimesh mbarëkombëtare me komunitetin e mësuesve dhe prindërve dhe doli se “mbi 90 për qind kërkonin mbylljen e TikTok”.

Rama e krahasoi platformën me “djallëkun e lagjes, shoqërinë e të cilit prindërit e kanë frikë për fëmijët e tyre, por që arrin të jetë gjithmonë personazhi më tërheqës i fëmijërisë”.