ITALI – Lazio ka arritur një goditje të madhe mbrëmjen e kësaj të enjte, duke eliminuar Napolin, liderin e Serisë A, i cili deri më tani kishte pranuar vetëm dy humbje në katër muaj, në të gjitha kompeticionet së bashku.

Klubi nga kryeqyteti italian fitoi me stil të 1/8-tës së Kupës së Italisë (3-1) dhe nga ky takim do të kujtojmë veçanërisht suksesin e thellë të Tijjani Noslin.

I rekrutuar këtë verë për 12 milionë euro nga Hellas Verona, sulmuesi 25-vjeçar holandez, i cili deri më tani kishte shënuar vetëm dy gola me ngjyrat e tij të reja, shënoi një ‘hat-trick’ që do ta bëjë Mattia Zaccagni të harrojë penalltinë e humbur në fillim të ndeshjes (21’).

Noslin, shënoi golin e parë nga afër (32’). Nëse Napoli barazoi me Giovanni Simeone (36’), romakët rifituan shpejt avantazhin e tyre. Këtë herë, Noslin u servua me finesë nga Pedro, taka e të cilit e lejoi holandezin të hapte sërish rrugën drejt portës (41’).

Dhe ishte sërish Nosli që me kokë, i shërbyer nga Zaccagni në shtyllën e largët, mundi portierin napolitan, Elia Caprile, i befasuar nga goditja e humbur e Juan Jesus para vijës së tij (50’).

Duke u përballur me një kalendar të ngjeshur dhe disa lojtarë që kërkojnë më shumë kohë dhe shikueshmëri, në Kupën e Italisë Lacio dhe Napoli u mbështeten në “turn over’. Kjo ishte edhe ndeshja e parë pas kaq kohësh e mbrojtësit kuqezi Elseid Hysaj në rdhët e Lazios.

Në çerekfinale, Lazio do të përballet me fituesin e duelit mes Interit dhe Udineses, i cili do të zhvillohet të enjten më 19 dhjetor.