Nga Klevis Bakillari

Lirimi i Doktorit ishte ngjarje ringjalljeje për PD.
I famshëm është keqkuptimi karakterizues i demokratëve mbi ”lirinë”. E keqpërdorur edhe ”liria” pra masa me ‘detyrim paraqitje’ nga ana e tij , i cili zgjodhi vetë hyjnëzimin, të hipte në dritare. T’u shpërndante dritën e sofizmit, demokratëve të varur nga mitologjia e tij.

Tashmë Opozita do të vazhdojë të dominohet nga PD dhe PS do të vazhdojë të sfidohet nga PD. Berisha në lirshmëri , do të mund të bëj një fushatë normale. Për këtë demokratët mendojnë se është ndër emërimet e para të Tramp; vetë thotë se e liroi Gjyqtarja e ndershme e ‘sistemit të kapur’; idhtarët gëzojnë me të drejtë kthimin në tokë të shenjtit të tyre.Krahasimet e tilla janë më shumë emotive sesa analitike. Ndërsa motivet juridike mbeten të njëjta.

Po çfarë efektesh politike mund të sjellë aktiviteti në gjëndje të lirë prej Liderit historik të PD?
E para, në opinionin publik çertifikon Drejtësinë e pavarur, ra alibia e një gare të pabarabartë, çertifikon zgjedhjet dhe rezultatin fitues të PS.
E dyta , është se ‘luani’ u kthye në ‘pyllin e populizmit’. Populizmit, këtij diskursi politik obskur që synon klasat shoqërore, bazuar në kritikat ndaj sistemit dhe përfaqësuesve të tij, i shumëshpërndarë së fundmi në Shqipëri. Me një lider si Berisha në fushëbetejë, shqiptarët kanë treguar se mobilizohen më fortë. Materiali politik për kurthin e populizmit që gjendet në ‘elektoratin gri’, i krijuar djathtas më tepër,se majtas, pritet të orientohet tek PD! Të djathtët e çorientuar e pesimistë s’do bjenë në këtë kurth! Është keqkuptimi i ”lirisë” që e bën Berishën super të fortë në sytë e tyre. Ndërsa forcat e reja konkrete e jopopuliste kanë shansin të fuqizohen qëndrueshëm!
E treta, kjo mund të rezultojë edhe si ‘atentat’ ndaj forcave të reja! A do të mund të hipin ato në këtë tren parlamentar,kur dihet se shinat e tij drejtohen nga një kod zgjedhor që nuk i favorizon? Këtyre pyetjeve nuk i përgjigjet lirshmëria e Berishës.Aspak. As Spak. Është rienergjizimi i klimës së dhunës, tymit e zhurmës së protagonizmit, i cili do të polarizojë serisht shoqërinë deri në Maj. Kjo rrëzikon seriozisht spostimin në arenën e fushatës, të atyre forcave të reja që kanë zgjedhur populizmin.
Së fundmi, më e padëshirueshmja, mund të jetë se lirshmëria e Berishës, mund të ‘mbysë’ pluralizmin politik. Shanset që parlamenti i ardhshëm të jetë dyngjyrësh janë realisht të larta. Shqiptarët e kanë vërtetuar se u duhet një shekull, të ndërrojnë Lider.
Figura e ‘të fortit’ do të vazhdojë të sundojë edhe në këto zgjedhje! Përgjithësisht ,shqiptarët nuk i duan opozitat. Po këto zgjedhje mund t’i rikthejnë PD, llokma të mishit poliktik, të kafshuara nga aleatët opozitarë jo blu. Dhe atëherë pluralizmi do të jetë një mirazh! Një betejë e humbur për dikë që po rrotullohet atje në burg!