Lajmi se Mijailo Mudryk rezultoi pozitiv në një test antidoping të kryer në tetor, ra si bombë në Angli.

Megjithëse substanca e gjetur në analizë nuk ishte zbuluar fillimisht, gazeta ‘The Telegraph’ garanton se ishte ‘meldonium’, një produkt i gjetur në një ilaç me origjinë sovjetike, i cili ka ‘kompromentuar’ edhe ish-tenisten ruse Maria Sharapova, në vitin 2016.

Ky ilaç u krijua në vitet 1970 në Letoni për të trajtuar sëmundjet e zemrës dhe është zgjeruar në Evropën Perëndimore, ku mund të blihet pa recetë. I përdorur nga sportistët, ai rrit rezistencën dhe ndihmon në rikuperimin fizik.

Në vitin 2014, substanca u gjet në urinën e qindra atletëve, dhe për këtë arsye dy vjet më vonë ‘meldonium’ u përfshi në listën e produkteve të ndaluara të Agjencisë Botërore Anti-Doping.

Pak muaj më vonë, Maria Sharapova u akuzua se kishte marrë ‘meldonium’ dhe u pezullua për dy vjet nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit.

Mesfushori ukrainas i Chelseat, i cili pretendon se është i pafajshëm, pret rezultatet e kundër-analizës. Ai përballet me një pezullim deri në katër vjet.