Në Forumin e UNESCO-s Kundër Racizmit dhe Diskriminimit, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi përfaqësoi Shqipërinë në Panelin Ministror me përfaqësues të vendeve të ndryshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Muzhaqi tha se “diskutuam mbi strategjitë qeveritare për përfshirje dhe luftën kundër diskriminimit, duke adresuar ndërthurjen e racës, gjinisë dhe klasave në politikat kombëtare”.

Në fjalën e saj, Muzhaqi theksoi rolin e të rinjve si aktorë të ndryshimit dhe mbështetjen që qeveria shqiptare ka ofruar ndaj shoqërisë civile përmes granteve nga Agjencia Kombëtare e Rinisë.

“Shqipëria mbetet e përkushtuar për një shoqëri të barabartë, përmes bashkëpunimit dhe nismave konkrete”, tha Muzhaqi.