I ftuar në episodin e pestë në “Flet” me Ilnisa Agollin, ka qenë artisti i njohur Mc Kresha. Në këtë intervistë ai ka folur pa doreza lidhur me karrierën, por dhe jetën personale.

Bashkëpunëtori i tij prej shumë vitesh është dhe Lyrical Son, ku janë bërë një dyshe e pandarë. Mc Kresha ka dhënë vlerësimin e tij për artistin e njohur…

Lyrical Son është rap artisti, artisti më i nënvlerësuar shqiptar. Ndoshta njerëzit nuk e dinë, se unë e di për vete, se sa të bekuar jemi që e kemi një njeri të atij kualiteti. Lyrical Son e nxjerr këngën vetë, me kitare e nxjerr melodinë, e thërret kitaristin e i thotë: “Hey, bëje, nxirre”. Gjithmonë është i veçantë, tipik është bohem. Se ne kemi shumë probleme mos harro, duhemi shumë por kemi shumë probleme.

Mc Kresha u ndal pak dhe tek konflikti prej shumë vitesh me Babastars:

E kemi pasur një konflikt me Babastars, me Getin dhe me djemtë. Me Getin nuk kam folur, nëse nuk gaboj, për më shumë se 11 vjet. Edhe kur u takuam kohët e fundit, po qeshnim, thashë: “Aq shumë e kemi marrë seriozisht këtë ‘Beef’, nuk kemi nërë asnjë pare prej këtij ‘Beef’ more vëlla. Jemi hidhëruar, nuk kemi folur, e asnjë lek nuk e kemi shfrytëzuar”. Ndoshta ekonomikisht për të na sjellë të ardhura, por e kemi marrë aq shumë kulturalisht sa që nuk jemi marrë me të në në formë biznesore, siç ndodhi kjo me Kendrick dhe me Drake. Edhe ne si ra