Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shprehet se Shqipëria ka bërë progres në Matematikë dhe Shkencë, sipas vlerësimit ndërkombëtar TIMSS2023.
Postimi i plotë i Ministres Manastirliu:

“Krenarë për arritjet e nxënësve tanë në Testimin Ndërkombëtar TIMSS 2023 në Matematikë dhe Shkencë.

Renditemi në listën e 14 shteteve me rezultate në rritje në Matematikë dhe në listën e 15 shteteve me rezultate në rritje në Shkencë. Rezultatet e TIMSS 2023 janë inkurajuese në rrugën për transformimin e arsimit dhe afrimin me standardet më të mira ndërkombëtare”, shkruan Manastirliu.

https://www.facebook.com/share/v/18VGzUWfAy/