Dua Lipa është fejuar! I dashuri i saj, Callum Turner, “i është ulur në gjunjë” për një propozim romantik gjatë Krishtlindjeve pas një viti lidhjeje. Kjo është ajo që raportojnë mediat ndërkombëtare që thonë se Aktori britanik 34 vjeçar I propozoi këngëtares 29 vjeçare me origjinë shqiptare mbrëmjen e Krishlindjeve.
Çifti kanë qenë së bashku për më shumë se një vit dhe raportohet se ata kanë dashur ta mbajnë këtë lajm të fshehtë për publikun. Dua Lipa dhe Callum Turner kanë planifkuar që të festojnë fejesën e tyre me familjarë dhe miq të afërt me një festë të organizuar për vitin e ri.
Këngëtarja e hitit Levitating, 29 vjeç, dhe aktori i Fantastic Beasts, 34 vjeç, thuhet se janë “shumë të dashuruar” dhe miqtë e tyre janë “shumë të lumtur” pasi Callum bëri hapin e madh. Një burim i tha The Sun se “Dua dhe Callum janë shumë të dashuruar dhe e dinë që kjo është përgjithmonë. Ata janë fejuar dhe nuk mund të jenë më të lumtur”.
“Dua ka pasur një nga vitet më të mira të karrierës së saj profesionale dhe kjo është qershia mbi tortë. Callum është një mbështetje e fortë për Duan dhe ata janë një çift i mrekullueshëm. Familjet dhe miqtë e tyre janë shumë të lumtur. Ka qenë një Krishtlindje e jashtëzakonshme për ta”, tha burimi per gazeten britanike.