Zëvendës ministrja e Ekonomisë Olta Manjani e ftur në programin ‘Sheshi i Dollarit’ foli për marrëveshjen e pensionit të cilin e etiketoi si një proces të gjatë dhe që kërkon vullnet politik.
Manjani njoftoi se po çelen bisedimet për fillimin e negociatave për sigurimet shoqërore me 6 shtete.
“Pensionisti do të paguhet me valutën e shtetit përkatës dhe si referencën e kursit që do të merren, do të merret kursi i këmbimit zyrtar sipas Bankës së Shqipërisë ose në Itali sipas marrëveshjes dy palëshe.
Nuk është e lehtë të negiociosh për marrëveshje pensioni, është një proces i gjatë dhe kërkon vullnet politik, njohuri shumë të mira për skemat e marrëdhënieve shoqërore, për të kuptuar kriteret e shteteve përkatës. Marrëveshja me Italinë ka zgjatur për vite të tëra, fillimisht për shkak të mungesës së vullnetit politik por edhe për proceset teknike.
Shteti shqiptar është në proces për çelje bisedimesh për fillimin e negociatave për marrëveshjet në fushën e sigurimeve shoqërore me 6 shtete Slloveni, Moldavi, Letoni, Spanjë, Greqi, Izrael.”