Gjatë interpelancës në Kuvend për ngjarjen tragjike të 18 nëntorit, Ministrja Manastirliu e konsideroi si kërcënim real për fëmijët, atë që vjen nga rrjetet sociale dhe nga platformat e pakontrolluara online. “Deri tani janë realizuar takime me këshillat e prindërve, në 700 shkolla në të gjithë vendin, kryesisht në zonat urbane, ku kanë marrë pjesë 30 mijë prindër, që kanë treguar një interes shumë të lartë ndaj kësaj çështjeje, duke ndarë eksperiencat e tyre personale dhe duke dhënë propozime konkrete.
Rreth 80% e prindërve shprehin shqetësimin për ndikimet psiko-emocionale, që përdorimi i këtyre platformave ka tek fëmijët e tyre, që nga ulje të vetvlerësimit, dhe shfaqja e simptomave të ankthit social, ulje të përqëndrimit në mësim etj. 57% të prindërve raportuan raste individuale, kur fëmijët ishin ekspozuar ndaj përmbajtjeve jo edukative apo të dhunshme të rrjeteve sociale Tik-Tok dhe Snapchat.Në këto diskutime deri tani, mbi 98% e prindërve janë shprehur për vendosje filtrash/mbyllje të rrjeteve sociale Tik-Tok, prej të cilëve rreth 60% janë shprehur për mbyllje të rrjeteve sociale nën moshën 16 vjeç.”, tha Manastirliu.