Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në lidhje me raportet me partnerët strategjikë.
Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e dy Kuvendeve, Kosovë-Shqipëri, Haradinaj u shpreh se prej veprimeve të pakoordinuara të Kurtit, Serbia po shihet si viktimë, e Kosova si shtet jo serioz.
Haradinaj shtoi se në këto 4 vite, marrëdhëniet me Shqipërinë, gati sa nuk prekën fundin, për shkak të Kurtit.
“Në një takim të tillë nuk duhet fshehur e vërteta. Situata e sigurisë në Kosovë është e brishtë. Jemi sulmuar nga grupe terroriste. Hapat e gabuar dhe të pakoordinuar të kryeministrit të qeverisë së Kosovës, për integrimin e serbëve të verut, Serbia është parë si viktimë. Kosova është vend nën sanksione nga BE dhe SHBA. Kosova është në të njëjtin thes me Korenë e Vereiut, për shkak të qeverisë Kurti. Na u pamundësua anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Jemi përjashtuar nga Defender 2023, janë ndaluar njohjet ndërkombëtare. Kurrë nuk kemi pasur marrëdhënie më të ftohta me partnerët startegjikë. Kryeminstri ynë ka arritur deri aty, e ka quajtur Sekretarin amerikant ë Shtetit, Antont blinken, naiv. Çdo lëvizje e Kurtit është në përputhje me Serbinë. Marrëdhëniet me Shqipërinë këto 4 vite, gati sa nuk prekën fundin. Kërkojmë ndihmën e Shqipërisë, për anëtarësimin në NATO”, theksoi ai.