Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu të pranishëm në ceremoninë e dhënies së “Medaljes së Artë”.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ndihet me fat që ka brenda katër muresh në Kryeministri ajkën e vendit. Sakaq, ai i cilësoi nxënësit ekselentë si heronj, të cilët nuk janë dorëzuar kurrë për t’ia arritur qëllimit.

“Kemi 185 medalje për të ndarë dhe unë ju premtoj që nuk do të hap dosjen e bombardimit. Më kujtohet që kur kam qënë sa ju, prindërit më thoshin që kur të bëhesh si këta, nuk do japësh këshilla.

Është një nder i veçantë të jem në këtë ceremoni, ku brenda katër muresh është fat të kesh brenda ajkën dhe ekselencës. Nuk është e lehtë që në një kohë të tillë të jesh heroi pozitiv.

Jam i bindur që nga ju, ka vajza dhe djem, alternativën për të mos gjetur justifikimet e mundshme për të të mos qenë në majë. Ja që për të mos thënë që se bejë dot këtë punë s’e kam këtë problem dhe këtë problem, justifikime, edhe ju keni zgjedhur rrugën më të vështirë. Edhe sot ju jeni këtu si shembëlltyra e suksesit të një rruge të gjatë. Ju sot këtu nuk jeni vetëm këtu se keni bërë një provim. Po keni kaluar shumë rrugë për t’u ngjitur në majë. Për këtë arsye ju jeni heronj për mua. Në 365 ditë mua më duket e vetmja e herë që jam më i shkurtër se ju, besojeni këtë”, tha Rama.