Një gazetë italiane ka ngjallur bujë ditën e sotme duke publikuar një lajm të rremë për vdekjen e balerinit të njohur me origjinë shqiptare, Kledi Kadiu. Artikulli me titullin provokues: “Lamtumirë Kledi Kadiu, balerini i Amicit largohet shumë shpejt: iku! Ata u përpoqën të bënin çdo gjë”, shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale dhe mes ndjekësve të tij.

Kadiu, i njohur për qasjen e tij ironike, reagoi menjëherë përmes një postimi në “Instastory”. Ai publikoi një fragment të lajmit dhe shkroi:

“Më tregoni se kur do të bëhet funerali, kështu që të kaloj për të bërë një përshëndetje të fundit.”