Dy breza, mosha 28-30 vjeç dhe 53-55 vjeç do të preken nga kalimi i Saturnit në shenjën e Peshqve gjatë vitit 2024.
Ata do të marrin mësime shumë të mëdha, u shpreh Meri Shehu për “Rudina”, janë 4 shenja që do të ndikohen më së shumti.
Virgjëreshat dhe Ujorët do të martohen ndërsa viti 2024 do të jetë i orientuar drejt teknologjisë. Në fjalët e astrologes, “fillon 20-vjeçari më teknologjik i mundshëm”.
Meri Shehu: 4 nga shenjat që do ndikohen fuqishëm nga Saturni në Peshk janë pikërisht Peshqit, Binjakët, Virgjëreshat dhe Shigjetarët. Saturni prek kryqin e shenjave të lëvzishme, Virgjëreshat do marrin një mësim të rëndësishëm këtë vit ose do futen në një cikël shumë të rëndësishëm. Kjo shenjë hyn në ciklin e marrëdhënieve me të tjerët, bashkëpunim, ndikim në kontakte me të tjerët dhe bisedime shumë të rëndësishme, por Saturni përballë jush jep më shumë avantazhe formatit të bashkëpunimeve, partneriteteve, martesave. Shumë Virgjëresha mund të martohen ose ata që nuk kanë bërë fëmijë mund të bëjnë edhe një fëmijë. Saturni është një detyrim, përgjegjësi që mund të marrin më shumë në jetën e tyre. Do i ndryshojë jetën shumë Ujorëve të cilët martohen, ikin larg, udhëtojnë, por është edhe ndikimi më elektronik i mundshëm. Informatika, interneti, shkenca do bëhen kaq shumë pjesë e jetës sonë sa unë nuk dua të përsëris veten dhe të them që pas 20 vjetësh nuk e di a do jemi më kështu siç jemi, në këtë format kështu që duhet ta shijojmë veten sepse nuk e dimë ç’do na bëjë teknologjia.