Këngëtarja Jonida Maliqi ka arritur të fitojë gjyqin ndaj ish-bashkëshortit të saj, pak kohë pasi përplasja e tyre për pagesën ndaj fëmijës u bë publike në media.

Biznesmeni ish-bashkëshort i Jonidës, Gent Prizreni është detyruar të paguajë faturat e 8 muajve përgjatë të cilëve nuk janë shlyer përgjegjësitë financiare. Shifra e caktuar nga gjykata është 2000 euro për çdo muaj.

Po sipas gjykatës, pagesa duhet të vazhdojë deri sa djali, Dani të arrijë moshën 18 vjeçare.

Tetë vite pas ndarjes, pak kohë më parë, Jonida Maliqi u pa në gjykatën e Tiranës e shoqëruar nga avokati, teksa kërkoi që ish-bashkëshorti i saj të paguante për djalin, 2000 euro në muaj, pasi ka nevoja për përkujdesje të veçantë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Sipas disa faturave të publikuara në media, ai kishte paguar vetëm 1500 euro në muaj.