11 vite më parë kampioni i famshëm i Formula 1, Michael Schumacher, pati një aksident të tmerrshëm me ski në Alpe. Shumi goditi kokën në një gur dhe u dërgua me helikopter në spital, ku u konstatua se kishte pësuar lëndime të parikuperueshme, që e lanë në koma. Që atëherë, askush nuk e ka parë Schumacher në publik.
Familja e tij qëndron pas këtij vendimi dhe po mundohet me çdo mënyrë që të “refuzojë” të gjithë kuriozët, të cilët edhe i kanë shantazhuar për të publikuar fotot dhe raportet e tij mjekësore, ndaj për momentin vetëm spekulojnë për gjendjen e tij shëndetësore.
Deri më tani kanë qarkulluar teori të ndryshme, që nga fakti se ai është praktikisht një “bimë” dhe nuk komunikon dot, deri te fakti se po rikuperohet dalëngadalë dhe se këtë verë ishte në dasmën e vajzës së tij Gina, e cila do të sjellë në jetë të parin nip, vitin e ardhshëm.
Nga ana tjetër, më e fshehta është bashkëshortja e tij Corina Schumacher, e cila refuzoi shumë miq të Schumit dhe nuk i lejoi ta vizitonin, ndërsa në filmin e dokumentarit që u publikua në Netflix në vitin 2021 – nuk foli shumë për të. Por është mes rreshtave.
Në atë film nuk shfaqet Michael Schumacher, vetëm nga fjalët e Corinnës mësojmë se si është dhe çfarë ka ndodhur me të. Ajo tregoi versionin e saj të aksidentit: “Pak para se të ndodhte në Maribel, ai më tha: “Bora nuk është më e mira… Duhet të shkojmë në Dubai dhe të provojmë të hidhemi me parashutë”, tha praktikisht gruaja e përlotur për Michael Schumacher, fjalët e fundit nga “jeta e tij e vjetër” pas së cilës asgjë nuk ishte më e njëjtë.