“Manchester City do ta ketë të vështirë të arrijë mes katër ekipeve të para në kampionat.”
Nëse kjo “profeci” mund të duket e qartë sot, nuk ishte aspak kështu më 16 gusht, kur Michael Owen bëri këto deklarata.
Të shtunën e kaluar, ‘Skyblues’ pësuan një tjetër humbje në Premier League (2-1 kundër Aston Villa-s), duke rënë edhe më tej në renditje (tani janë në vendin e shtatë, 12 pikë larg Liverpoolit).
Në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, skuadra e Guardiolës ka arritur vetëm një fitore, duke regjistruar nëntë humbje dhe dy barazime.
“Titulli është në duart e Manchester City-t, por mendoj se këtë vit ata mund të pengohen,” kishte thënë ish-sulmuesi i Real Madrid-it dhe Liverpool-it.
“Sezonin e kaluar bënë një rrugëtim të jashtëzakonshëm, por në një moment do të përfundojnë duke dështuar.”
Për të justifikuar opinionin e tij, Owen kishte folur për fundin e një cikli, duke përmendur gjithashtu pasojat e mundshme të hetimit në vazhdim mbi shkeljet financiare.