Enkelejd Alibeaj nga Partia “Djathtas 1912” ka folur për ‘mosbindjen civile’ të PD, duke thënë se Sali Berisha ka mbetur i rrethuar vetëm me mjeranë dhe këtë e tregon edhe pjesëmarrja në protesta.
Sa i takon qeverisë teknike, Albeaj thotë se Rama nuk ka asnjë shans që t’ia japë, por është thjesht një alibio që Berisha e përdor për të mbajtur entuziazmin e ditës te militantët
“Mjafton faktin që të shohësh pjesëmarrjen, kam qenë dikur te PD, jam krenar për qëndrimet që kam mbajtur. Rrugët tona janë ndarë dhe janë të kundërta. Bëj krahasim me atë se çfarë dikur një parti arrinte të grumbullonte, me numrat mjeranë që grumbullohen tani.
Nuk ka asgjë të përbashkët në konceptim mosbindje civile janë grumbullime të bëra nga PD për synimet e tyre. Një pjesë i drejtohet kundër sistemit të drejtësisë. E marrim të mirëqene qeverinë teknike, në parim jam dakord se kjo qeveri nuk bën zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Deputetët e tij janë thjeshtë memecë dhe të verbër, ngrenë dorën siç thotë ai, në asnjë lloj shansi teorik, jo më praktik nuk ta jep. Ky është synim si një shpresë e vakët e përdorur nga përfaqësuesit më të lartë të PD, për të mbajtur entuziazmin e ditës te militantët dhe nuk është aspak realiste”, thekson Alibeaj në Report Tv.