Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, ka kaluar me sukses një operacion për zëvendësimin e kofshës pas një incidenti të ndodhur gjatë një udhëtimi zyrtar në Luksemburg. Sipas një deklarate të zyrës së saj, operacioni u realizua mëngjesin e sotëm dhe Pelosi po shërohet mirë.
Në deklaratën e dhënë nga zëdhënësi Ian Kreger, thuhet se Pelosi, 84 vjeç, u plagos gjatë një ngjarje zyrtare të premten, kur ajo u pengua dhe u rrëzua. Për shkak të natyrës së plagëve, ajo u transportua me helikopter në një spital amerikan në Gjermani, ku iu nënshtrua operacionit për zëvendësimin e ijes.
Pelosi po udhëtonte me një delegacion dypartiak ligjvënësish në Luksemburg për të përkujtuar 80-vjetorin e Betejës së Bulge, një ngjarje e rëndësishme historike nga Lufta e Dytë Botërore.