Balerina Enada Hoxha rrëfeu për herë të parë ndarjen e saj nga bashkëshorti, Gerd Vaso. Edhe pse nuk e tha, balerina me lot në sy la të kuptohet se ndarja ka ndodhur për shkak të një “gabimi” të bërë nga tashmë ish-bashkëshorti i saj.

“Mendoj që janë ca gjëra që nuk falen dhe nuk kapërdihen pavarësisht nga dashuria. Është shumë herët për të folur, por unë mendoj që për zgjedhjen që Gerdi ka bërë, nuk mund të mbetesh miq. Nëse do të ishte një ndarje për hir se nuk po shkojmë mirë, edhe mund…Pra nëse do të ketë ndarje të tilla, edhe mund të mbetesh shok, por nëse ka ndarje për arsye jo të mira, është shumë e vështirë të mbetesh mik. Sepse lëndimi është shumë i madh. Edhe mënyra që ai ka zgjedhur është vështirë,”-u shpreh balerina në podcastin “Zë me Mirën”.

Ky gabim që nuk falet është padyshim tradhtia. ‘Beauty Fair’ shkruan se Vaso e ka tradhtuar me një balerinë të njohur, kolege dhe shoqe të Enadës. Balerini Gerd Vaso ka nisur një marrëdhënie sentimentale me të, marrëdhënie e cila solli dhe shkatërrimin e martesës me Enadën.

Lajmi për ndarjen e tyre u raportua në shtator të këtij viti, por asnjë prej të dyve nuk e kishte pohuar publikisht faktin se ishin divorcuar. Enada theu heshtjen dhe tregoi versionin e saj të ngjarjes, ndërsa deri më tani, nga ana e balerinit sërish ka heshtje.