Balerina Enada Hoxha ka rrëfyer për herë të parë ndarjen e saj nga bashkëshorti, Gerd Vaso. Në podcastin e saj “Zë me Mirën”, balerina tregoi se ky vit e kishte vrarë shpirtërisht, duke iu referuar ndarjes së saj. Në të gjithë rrëfimin e saj të gjatë, me lot në sy, ajo u shpreh se ngjarja në jetën e saj i kishte lënë shenja dhe la shumë mesazhe të “fshehura”. Edhe pse nuk e tha, balerina la të kuptohet se ndarja ka ndodhur për shkak të një “gabimi” të bërë nga tashmë ish-bashkëshorti i saj.
“Ishte një vit sa i mbushur me suksese, aq me gjëra që më kanë bërë të ndjehem jo mirë. Nuk e kam të lehtë që të flas. Sepse jam mësuar gjithmonë që të flas për gjëra të bukura, por jeta qenka me plot surpriza. Nuk e kam të thjeshtë të flas për atë që jam duke përjetuar. Unë do bëja pyetjen pse vallë? Pse mua? Por mendoj që të gjithë ata që janë në pozicionin tim këtë pyetje bëjnë. Por unë mendoj se jam ndër të paktit njerëz që luftojnë për të dashur përgjithmonë, japin dashuri pa fund. Ndoshta kam gabuar këtu nuk e di. Unë mendoj që ata që duan vërtetë nuk i japin fund, unë kam një shembull shumë të bukur të prindërve të mi dhe janë në moshë të konsiderueshme por prapë vazhdojnë që të duhen marrëzisht. Dhe unë mendoj që nëse njerëzit nëse duhen vërtetë nuk lëndojnë dhe dashurohen përjetësisht. Nuk ka ndaje. Ndoshta unë kërkoj më shumë seç duhet. Në qëndruam 27 vite të plota. Ka qenë dhe do të mbetet them unë njeriu që kam dashur përjetë. E kam dashur shumë, mendja, zemra, shpirti kanë qenë vetëm për të. Nuk kam menduar për askënd tjetër veçse për të. E them me shumë mburrje sepse nuk dëgjoj shpesh që njerëzit të thonë që e duan deri në marrëzi njeriun e jetës. Unë kam pasur fatin që të kem vetëm gjëra të bukura dhe nuk ndjerë që koha shëron gjithçka. Unë nuk e kam vënë asnjëherë veten përballë një dileme të madhe, kjo që unë po përjetoj është një gjë që nuk do të përsëritet më. E para është që t’i nuk e pranon tek vetja që kjo kështjellë gjigandë të të thërrmohet papritur. Kam menduar shumë edhe prindërit. Sepse e mendoj duke qenë prind vetë sesa e dhimbshme është kur fëmija yt, plagoset. Sesa ata vuajnë dashur padashur. Historia jonë ka qenë një histori publike dhe duam apo nuk duam ata janë shumë të ndjeshëm ndaj kësaj. Edhe njerëzit më kanë pyetur, unë nuk kam kthyer asnjë përgjigje, por vetëm kam lotuar. Rikthimi? Unë mendoj që njerëzit kur humbin respektin për veten, nuk ka mbetur asgjë. Mendoj që janë ca gjëra që nuk falen dhe nuk kapërdihen pavarësisht nga dashuria. Por në këtë rast, unë e kam respektuar si veten tim, edhe atë. Ende miq? Është shumë herët për të folur, por unë mendoj që për zgjedhjen që Gerdi ka bërë, nuk mund të mbetesh miq. Nëse do të ishte një ndarje për hir se nuk po shkojmë mirë, edhe mund…Pra nëse do të ketë ndarje të tilla, edhe mund të mbetesh shok, por nëse ka ndarje për arsye jo të mira, është shumë e vështirë të mbetesh mik. Sepse lëndimi është shumë i madh. Edhe mënyra që ai ka zgjedhur është vështirë. Me gjithë dëshirën e madhe që kam…por! Çdo përballje ka një efekt shumë të fortë tek unë. Për mua, nuk e di për palën tjetër. Unë ende jetoj me vjehrrën, është një grua e jashtëzakonshme. Më ka dashur dhe më do shumë. Ajo nuk e mendon dot veten të ndarë nga unë dhe nga djali. Do i qëndroj në krahë sa kohë të ketë jetë,”-tregoi në rrëfimin e saj mes lotësh Enada Hoxha.