Ka lidhje të fortë mes përmbajtjeve negative në rrjet dhe krizës së shëndetit mendor në shoqëri.

Sipas studimit të drejtuar nga University College London njerëzit me shëndet të dobët mendor kanë tendencë të tërhiqen më shumë nga përmbajtjet negative në rrjete sociale dhe kjo përkeqëson simptomat e tyre.
Psikologja klinike, Adelina Pjetra thotë: “Është mesë e vërtetë që përmbajtja e rrjeteve sociale po helmon trurin tonë. Anonimati u jep mundësi hater-save që të nxjerrin vrerin në internet. Ndërkohë që ka një të dhëna që provojnë se njerëzit që shkruajnë negativisht në rrjetet sociale janë të mbytur vetë nga problemet dhe në pamundësi për t’ju dhënë zgjidhje tërhiqen pas një adrese false dhe shajnë e shfryjnë kundër të tjerëve”.

Drejtuesit e studimit të publikuar në revistën “Nature Human Behaviour”, thonë se po punohet dhe për mjetet e luftimit të problemit. Në mënyrë të ngjashme me etiketat në ushqime, programi i tyre sinjalizon “tipin e përmbajtjes” së faqeve të internetit, që përdoruesit të llogarisin pasojat e informacionit.
“Duhet të kesh shumë vullnet ta përballosh urrejtjen, sharjet, dhe vrerin e rrjeteve sociale. Opinionet aty jepen nga të gjitha moshat pak a shumë dhe ju drejtohen po të gjitha moshave. Unë këshilloj që sapo hasni në një histori, koment, fjali, ngjarje që ju ngarkon negativisht bëjini skip. Ushqejeni trurin me pozitivitet dhe mos I lini rrjetet sociale të udheheqin gjendjen tuaj shpirtërore dhe emocionale, por bëjeni të ndodhë e kundërta. Kam parasysh që në Kinë p.sh, që janë edhe krijuesit e platformave më të mëdha sot, atje qarkullojnë vetëm shembuj suksesi, inovacionesh, frymëzimi, shembuj të punuarit fort dhe pa u stepur, ndërsa tek ne qarkullojnë materiale të dobëta, fyerje, sharje, dështime, pasurimi shpejt pa pune e lodhje”, shton psikologja.