Ditën e sotme Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka replikuar nga rrjetet e sociale me Kreun e Grupit Parlamentar Gazmend Bardhi lidhur me kërkesën e këtij të fundit për të marrë Kryeministrin në interpelancë.
Në përgjigjen e gjatë që Rama shkruante, dallonte një fjali që bën një përshtypje të madhe në opinionin publik. Prej shumë kohësh Rama është paragjykuar si autocrat, autoritar që ka kontroll mbi drejtësinë, që nuk jep shenja për të lënë pushtetin, që largon kundërshtarët e tij brenda dhe jashtë partisë e shumë akuza të tjera.
Mirëpo sot Kryeministri ka bërë një deklaratë publike dhe politike që pangjashme me asnjë deklaratë më parë, me gjuhë kaq të drejtpërdrejt.
Çështja e pretenduar nga Bardhi se vëllai i Kryeministrit Edi Rama supozohet se ka qenë i përfshirë në trafik droge, e ka bërë Kryeministrin të jetë i distancuar nga çdo debat me Bardhin pa u zbardhur kjo çështje. Vlen të theksohet si mbi Bardhin rëndon dhe kallëzimi penal i shpifjes mbi çështjen.
“Megjithatë, unë do t’i shkoj në çdo interpelancë Gazmend Bardhit, por vetëm pasi të ketë dalë përfundimi i hetimeve të SPAK-ut për trafikantin e drogës, që ai ka zbuluar në familjen time dhe vetëm nëse Olsi Rama nuk del siç pretendon ky zotëria që vetëm zotëri nuk është. Sepse nëse im vëlla del trafikant nuk do të kem si të shkoj, përkundrazi, nuk do të jem më jo vetëm as kryeministër, po as person publik hiçfare.”-ka thënë Rama midis të tjerash.
Në një moment kur SPAK nuk ka ndërvepruar në të gjitha kampet dhe në çdo çështje e cila është pretenduar se ky institucion nuk do të kishte guximin të hynte, kjo deklaratë e Kryeministrit kaq e hapur tregon sfidën e madhe për përballje të qartë me drejtësinë njëlloj si të gjithë./REDAKSIONALE Lexo.al