Neymar do të bëhet sërish baba. Bruna Biancardi, partnerja e brazilianit të PSG, me të cilën ka një vajzë, ka treguar në profilin e saj në Instagram pamjet e përgatitjes për ceremoninë e zbulimit të gjinisë së fëmijës, në të cilën morën pjesë të gjithë familjarët.

Videoja tregon përgatitjet për zbulimin e gjinisë së bebes. Gjithçka arrin kulmin kur familja shtyp butonin. Kaskada e konfetit rozë nuk lë asnjë dyshim: Bruna Bianciardi dhe Neymar do të kenë një tjetër vajzë.