Marrëdhëia mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës nuk ka qenë gjithmonë kaq e ftohtë dhe konfliktuale sa ç’është sot. Me dorëheqjen e Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas humbjes dramatike në zgjedhjet e vitit 2013, Basha do të merrte rolin e drejtuesit.

Marrëdhënia e tyre, në dukje mjaft e afërt, do të thyhej rreth tetë vjet më pas, në vitin 2021. Me shpalljen e Berishës non-grata nga Departamenti i Shtetit, ku ndër akuzat që rëndojnë ndaj tij do të ishin edhe ato të korrupsionit madhor dhe minimit të demokracisë, Lulzim Basha do të merrte vendimin për përjashtimin e ish-liderit demokrat nga grupi parlamentar i PD-së. Vendim që, edhe sipas disa deklaratave të fundit të tij, ai do ta merrte sërish.

Nga ajo kohë, Berisha dhe Basha shkëmbejnë vazhdimisht akuza ndaj njëri tjetrit. Kjo video, sjell disa nga momentet politike mes tyre, duke nisur nga dorëheqja e Berishës dhe ardhja e Bashës në udhëheqjen e PD-së, tek thyerja përfundimtare mes tyre. (Tema)