Helena Kadare ishte këtë të enjte në shtëpinë e profesor Rexhep Qosjes në Prishtinë.
Ata kujtuan takimin e parë në Lidhjen e Shkrimtarëve rreth viteve 1970, ndërsa qeshën me një kuriozitet nga ai takim pasi profesor Qosja ishte njeriu i vetëm në Shqipëri që iu lejua ta mbante mjekrën.
Turistëve të huaj, u duhej ta hiqnin mjekrën në momentin e ardhjes në Aeroportin e Tiranës, ndërsa ishte vendosur një berber të veçantë për këtë proces.
Të dy folën për drekën e fundit që kishin ngrënë së bashku në Prishtinë me rastin e Panairit të Librit në vitin 2000, shoqëruar me ëmbëlsirat e bashkëshortes së profesor Qosjes, e cila nuk jeton më.
Treguan se të dyja shtëpitë, Qosja dhe Kadare, po bien nga pesha e librave, aq shumë janë ngarkuar.
Rexhep Qosja është akademik dhe udhëheqës shpirtëror i dashurisë për shqipen dhe shqiptarinë.
Pas humbjes së bashkëshortit, shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, Helena Kadare shkroi dhe botoi një libër.
Takimi mes Kadaresë dhe Qoses përcjell shumë mesazhe dhe shumë përgjegjësi për të ardhmen e vlerave mbarë shqiptare. Një takim që gëzon, që ngroh, një takim si urim. Bashkë më mirë, bashkë më të mirë!
Kjo është ajo që ka bashkuar ngahera Kadarenë dhe Qosjen, besimi te bashkimi. Bashkimi kombëtar si ëndërr e Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qosjes.