Jeff Bezos dhe Elon Musk, dy prej njerëzve më të pasur në botë, mund të përfitojnë shumë nga një zbulim i fundit në Kaliforni.

Me një pasuri të përbashkët prej rreth 549 miliardë dollarësh, ata janë larg problemit tek paraja, por një studim i fundit ka nxjerrë në pah një burim të jashtëzakonshëm litiumi, i njohur si “ari i bardhë”, që mund t’i ndihmojë ata të rrisin më tej pasurinë e tyre.

Në fund të liqenit Salton Sea në Kaliforni, është zbuluar një sasi litiumi që mund të vlerësohet në 540 miliardë dollarë. Ky litium mund të përdoret për të prodhuar bateri për mbi 382 milionë automjete elektrike, më shumë se numri total i makinave elektrike që janë aktualisht në rrugët e Shteteve të Bashkuara. Sammy Roth për Los Angeles Times, tha se:

Nëse mund ta nxjerrim gjithë atë litium, do të ishte një mundësi e jashtëzakonshme.

Për Elon Musk dhe Jeff Bezos, ky zbulim është i rëndësishëm sepse ata janë të përfshirë në industrinë e makinave elektrike. Musk themeloi Tesla në vitin 2003, ndërsa Bezos është një investitor kryesor në Rivian. Të dy kompanitë prodhojnë automjete elektrike, dhe për të mbështetur këtë prodhim, nevojiten sasi të mëdha litiumi, një material që përdoret për prodhimin e baterive.

Aktualisht, Tesla merr pjesë të madhe të litiumit nga Kina, ndërsa Rivian ka lidhur një marrëveshje me LG Energy Solution të Koresë së Jugut. Tani, me këtë burim të pasur litiumi në Kaliforni, të dy kompanitë mund të furnizohen me litium në mënyrë më të lirë dhe efikase, duke kursyer para të mëdha dhe duke rritur prodhimin.

Ky zbulim i litiumit mund të ndihmojë Musk dhe Bezos, jo vetëm për të zvogëluar kostot, por edhe për të ndikuar në industrinë globale të makinave elektrike dhe energjisë së rinovueshme.