Kryetarja e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka tha se Komisioni i Venecias është shprehur sot për 5 pyetjet e drejtuara për mandatin e deputetes Olta Xhaçka si dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Bushka tha se Komisioni i Venecias shprehet qartë se Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar.

“Theksohet parimi se deputetët janë të lirë të votojnë. Komisioni i Venecias konstaton se Kuvendi e njeh detyrshmërinë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë të zbatueshme dhe nuk duhet të diktojnë votën”, tha ndër të tjera Bushka.